15 janar 2015 – Policia bashkiake e Vinçencës është habitur, kur ka konstatuar se radari rrugor kishte kapur një automjet Opel Astra duke ‘rendur’ me 192 km/orë në Autostradën A 4.
Ardjan Bushati, pronari i automjetit për të mos u dënuar me heqje të pikëve të patentës kishte pretenduar se makinën me këtë shpejtësi nuk po e ngiste ai. Sipas Bushatit, shofer ishte Manuele M. gjyshi 77 -vjeçar i bashkëshortes italiane të Bushatit.
Gjyshi nuk pranoi të ishte fajtor, madje ai arriti të provojë me dëshmitarë personel të azilit, ku banonte prej disa vjetësh se në momentin, kur radari regjistroi 192 km/orë, Emanuele ishte në ambjentet e azilit, jo në autostradë. Pasi u provua pafajësia e pensionistit, policia kallëzoi penalisht dhëndrin finok, që donte ta kalonte lumin pa u lagur në kurriz të gjyshit të gruas.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





