• “Catherine, e ke ekzagjeruar”.

14 janar 2015 –  Kjo ka qenë ajo që shkruhej në Vanity Fair duke u komentuar fotot e Catherine Zeta Jones, e cila është një nga aktoret më të mira në botë dhe njëkohësisht, bashkëshortja e Michael Douglas. Ajo është paraqitur më e përsosur se kurrë në tapetin e kuq gjatë natës së Golden Globes 2015. Në pamje të parë, aktorja duket shumë më e re seç është dhe seç është shfaqur në të shkuarën.

Kjo, ndoshta për shkak të ndërhyrjeve të shumta me botox në fytyrë, të cilat ndihmojnë për të fshehur rrudhat e për ta bërë fytyrën e çdokujt të duket më e lëmuar e më perfekte. Catherine Zeta Jones, thuajse 50 vjeç, është konsideruar deri më tani si një nga aktoret më tërheqëse të kinemasë amerikane. Në tapetin e kuq këtë herë ajo ka parakaluar me një fustan të kuq, i cili mban firmën e Angel Sanchez. Edhe pse dukej tejet mirë në çdo aspekt, ky ndryshim, me sa duket nuk iu ka pëlqyer fansave, të cilët kanë nisur nga komentet e shumta, që kundërshtonin përdorimin e tepërt të botox.