• Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, thuhet se është në mesin e personave të arrestuar gjatë dhë pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Elbasan.

14 janar 2015 –  Sasia prej rreth 100 kg kokainë e përzier, kokainë e pastër dhe disa ton përzierës u zbuluan në një laborator droge në Xibrakë të Elbasanit.

Ministria e Brendshme njoftoi zyrtarisht arrestimin e tetë personave: Gentian Gjonaj, Erion Dalipi, Ilir Hyseni, Klement Dalipi nga Elbasani, Ermal Hoxha, Saimir Batku nga Tirana dhe Cesar Avila e Walther Moreno nga Kolumbia.

Ermal Hoxhës iu gjetën në makinë 300 mijë euro kesh.

Bëhet me dije se Ermal Hoxha, banues në Tiranë, është nipi i ish -diktatorit Enver Hoxha dhe bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta.

Ky person është mes të arrestuarv,  ndërsa pozita e tij po verifikohet gjatë hetimeve që do të vazhdojnë.