DURRËS, 14 janar 2015 –  Pasditen e sotme, qytetarët durrsakë, në sheshin përpara Bashkisë kanë organizuar një marshim paqësor drejt bulevardit kryesor.

Qëllimi primar ishte mbrojtja e të drejtave qytetare dhe identitetit të dhunuar, respektimi i qytetit dhe qytetarit; protesta ishte për një qytet ku pemët nuk priten dhe historia nuk betonizohet, për investime serioze që sjellin progres për durrsakët, për rrugë të shtruara e me ndriçim, jo sheshe e bulevarde që prishen e shtrohen për të disatën herë. Gjelbërim, det i pastër, politika sociale për të varfërit dhe të pastrehët, e shumë problematika të tjera që hasen çdo ditë.