• Është fjala për disa benefite thuajse befasuese, por gjithsesi, të provuara shkencërisht.

14 janar 2015 –  Deri me tani është folur shume për meditimin dhe vlerat e tij, që kryesisht janë përqendruar tek ulja e nivelit të stresit, të ankthit, ndikimi pozitiv ndaj depresionit dhe përmirësimin e përqendrimit. Por nëse do të vazhdojmë ta praktikojmë atë në mënyrë të vazhdueshme, ajo do të na japë edhe të tjera avantazhe, 8 prej të cilave po i rendisim me poshtë.

1. Studimet me anë të rezonancës magnetike të kryera në Harvard University kanë evidentuar se pas një eksperience të pandërprerë dhe të vazhdueshme 8 javore të praktikave të meditimit, në trurin e personave pjesëmarrës, që në këtë rast ishin studente, u vu re një zgjerim i materies gri (bashkësi neuronesh) në zonat që janë përgjegjëse për vetëdijen trupore. Në të njëjtën kohe u vu re një zvogëlim i volumit të amigdala-s, një zone që lidhet direkt me stresin dhe friken, si dhe zmadhim të materies gri në zonën e korteksit prefrontal, përgjegjëse për disa funksione të njohjes, përqendrimit dhe aftësisë vendimmarrëse.

2. Një tjetër studimi i Universitetit të Ëisconsin(USA) në vitin 2013, tregoi se praktikimi i një faze intensive meditimi për 8 ore rresht është i mjaftueshme për të “shuar” aktivitetin e disa geneve të lidhura me origjinën e inflamacioneve. Një tjetër studim i vitit 2014 ka treguar se meditimi është në gjendje të ndikoje edhe mbi aktivitetin e sistemit nervor simpatik, përmes lëshimit të disa substancave antiiflamatore dhe duke reduktuar sekretimin e substancave që stimulojnë proceset inflamatore.

3. Një tjetër studim i Universitetit te Singaporit i botuar me pas edhe në revistën PLos ONE, tregoi se një forme e veçante e meditimit, e praktikuar edhe nga murgjit tibetiane, është në gjendje të çojë në rritjen e temperaturës se trupit. Disa murgj nga Tibeti madje janë në gjendje të rrisin temperaturën e trupit edhe në ngricat -25 grade, duke mundësuar tharjen e çarçafëve të lagur me të cilat mbështillen.

4. Meditimi është në gjendje të favorizoje lëshimin në qarkullimin e gjakut të një substance kimike, oksidi nitrik, i cili provokon zgjerimin e enëve të gjakut dhe uljen e presionit arterial

5. Meditimi është gjithashtu në gjendje të frenojë procesin e plakjes. Studime në Universitetin e Kalifornisë, Davis, kanë treguar se meditimi përmirëson aktivitetin e enzimës telomeraza, që ndërton dhe zgjat telomerët, sekuenca të ADN-së që ndodhen në fund të kromozomeve. Prania dhe gjatësia e telomerëve në një qelize është e lidhur drejtpërsëdrejti me jetë gjatësinë saj.,

6. Një studim i vitit 2006, tregoi se disa studente ishin në gjendje për të zgjidhur probleme me më rendiment dhe saktësi pas një procesi meditimi, se sa pas një gjumi, apo shikimi në televizor.

7. Skanimet e trurit të praktikuesve eksperte të meditimit dhe krahasimi me skanime të trurit të personave që nuk e praktikojnë atë, kanë treguar se të paret, të njëjtën përvojë dhimbjeje e përjetojnë më shumë më pak vështirësi. Arsyeja ka të bëjë me reduktimin e lidhjeve mes korteksit anterior ku ndodhen qendrat e dhimbjes nga korteksi prefrontal, ku ndodhen qendrat e vetëndërgjegjësimit trupor. Pra edhe në këtë rast, ata që meditojnë nuk janë të privuar, apo imunizuar nga dhimbja, por ato janë në gjendje ta lidhin atë me një komponent motiv, që përkeqëson perceptimin e saj.

8. Praktikimi i meditimit, sikurse edhe të tjerave përvojave orientale si Yoga, është në gjendje të zbusë simptomat e menopauzës, rënien e humorit, prishjen e gjumit, dhimbje të ndryshme muskulore tek femrat.