14 janar 2015 –  Fahri Zeka, 65 vjeç humbi jetën në një aksident të rëndë automobilistik afër qytetit të La Spezias. Fahriu po udhëtonte bashkë me të birin 32 vjeçar, që ngiste veturën Citroen C3, kur u përplas me një Toyota Yaris.

Shoferja italiane 60 vjeçare e Toyotas, gjithashtu u plagos rëndë. I biri i të ndjerit është shtruar në spital i plagosur rëndë, por fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën. Kur mbërritën zjarrfikësit dhe autoambulanca, Fahriu kishte ndërruar jetë. Zjarrfikësit përdorën gur fleksibël për të prerë llamarinat, në mënyrë që të nxirrnin nga makina trupin e Fahriut të ndjerë.