14 janar 2015 – Karabinierët e qytezës së Torre del Lago-s në Provincën e Lukës, pasi e mbikqyrën për një ditë të tërë, arrestuan Denis Dhimitrin, 32 vjeç për drogë.
Gjatë kontrollit të veturës së Denisit, karabinierët zbuluan poshtë sediljes së prapme, 2 pako me marijuanë me peshë dy kilogramë.
Denisi është emigrant, punëtor me dokumente të rregullta në Itali. Pas arrestimit si korrier droge, ai u dërgua në burgun e Lukës.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





