• Një pasanike, e cila mbijetoi pas mbytjes së Titanikut, u ankua në një letër se shtypi e kishte trajtuar në mënyrë të turpshme.

14 janar 2015 –  Letra pritet të dalë në ankand. Ajo është shkruar në maj të vitit 1912 nga Lady Lucile Duff­ Gordon, shkruan “Daily Mail”.

Duff­ Gordon, së bashku me të shoqin, ishin mes personave që mbijetuan në një varkë shpëtimi. Por mediat e asaj kohe e quajtën atë “varka e parave” për shkak se personat që hipën aty ishin pasanikë, që korruptuan stafin e Titanikut.

Në varkë hipën 12 persona, edhe pse ajo ishte projektuar për 40. Në një letër për një mik, Duff­ Gordon shkruan: “Ne nuk duket se bëmë gjënë e duhur duke shpëtuar veten. A nuk është e turpshme”, citon “Daily Mail”.

Duff­ Gordon është një nga dizajnerat më të hershme në botë dhe ndoshta e para që organizoi sfilata mode.