14 janar 2015 –  Pasi bëri xhiron e botës, selfie i Francesvo Tottit siglohet edhe në lëkurë. Një tifoz i Romës ka vendosur që ta kujtojë përjetë festimin e veçantë që kapiteni verdhekuq bëri pas golit të barazimit në derbin e fundit me Lazion.

Ai e ka bërë tatuazh në krahun e djathtë, gjë që tregon se sa të lidhur janë tifozët e Romës me simbolet e tyre dhe veçanërisht me kapitenin historik Francesco Totti.