14 janar 2015 –  West Ham mundi të kalojë në fazën tjetër të FA Cup duke mposhtur Evertonin nga pika e bardhë e penalltive. Por gjatë kësaj ndeshjeje ndodhi një episod aspak i këndshëm që kishte si protagonistë dy futbollistë të ekipit londinez: Mark Noble dhe James Tomkin, të cilët patën një përplasje në fushën e lojës.

Gjithçka filloi pas kritikave që Noble i bëri Tomkin, i cili në një moment dështoi përballë sulmuesit të Evertonit, Romelu Lukaku. Gjithçka u mbyll pa arritur në përdorimin e grushtave falë ndërhyrjes së arbitrit të ndeshjes dhe futbollistëve të tjerë, ndërsa tekniku i West Ham United Sam Allardycenuk pritet të marrë masa për të dy lojtarët.