14 janar 2015 – Të mësosh duke pësuar, Ismail Keta, gjente forcën për të marrë me filozofi edhe një goditje që mund të kishte qenë fatale ndërsa jepte një lajm që shtangu gjithë ambientin sportiv. 3 herë kampioni i botës në kick-boks, bulqizaku me zemër të madhe kishte kaluar një paralizë në tru dhe gjendej në një spital të Gjermanisë. Një goditje e rëndë, por që nuk mundi të vinte poshtë Ismail Ketën, kampioni i madh edhe këtë herë u ringrit, ashtu si kushedi sa herë ka bërë gjatë karrierës së tij të papërsëritshme për të fituar betejën më të rëndësishme, falë forcës së pashtershme në shpirt e zemër. Pikërisht falë kësaj force, Ismail Keta flet për të qetësuar fansat e tij, duke dhënë një mesazh me fjalë prej kampioni të vërtetë.
"Ju Falenderoj ne rradhe te pare Dixhitalbin qe me krijoni mundesine qe une tju jap njerezve te mi te dashur , fansave te mi tju them qe akoma ndodhem ne spitalin e Mynihut, ndodhem ne duar te sigurta te mjekeve me te mire gjermane dhe jam i lumtur qe une kam mundesine ti pershende dhe tju uroj atyre nje vit te mbare dhe te jene sa me mire. Une kalova nje semundje shume te rende, por pata fatin e madh dhe i falenderoj ata sepse shqiptaret kane qene gjithmone per mua si ne kete, nese mund ta quaj nje ndeshje e madhe e fundit ashtu dhe ne ndeshjet e tjera ne rezultatet e mia te jetes kane qene gjithmone pjese e suksesit tim ne jete apo ne sport."
Beteja vazhdon por kampioni Keta tashmë e ka kaluar rrezikun sic konfirmon edhe vetë. Aktualisht ndodhet në spitalin e Mynihut ku do të qëndrojë deri në datën 20 janar për të vijuar rikuperimin në një klinikë tjetër rehabilitimi. Këtë herë ka fituar ndaj një kundërshtari më të frikshëm se cdo gjë tjetër në këtë botë, janë momente kur njeriu kupton më shumë se kurrë vlerën e jetës, por dhe vlerën e saj. Ismail Keta do të ngjitej sërish në ring, sigurisht për ato vlera madhore te të cilat beson e gjen forcën, për të luftuar në mbrojtje të jetës. "Unë edhe ndeshjen e fundit që bëra ishte një ndeshje që u detyrova për jetën e një personi, të Ambra Medës. Unë në fakt kisha dhënë dorëheqjen pasi morra titullin. E shikova edhe unë që kjo që më ndodhi këtë rradhë ishte më të vertetë një ndeshje për jetën, dhe pata zotin, parta uratat e atyre nënave apo njerëzve të mirë. Këtë fjalë i thashë një fansi që më habit kur më pa në krevat, i thashë unë nuk do të ndeshem më sepse kam dhënë dorëheqjen por po të jetë nevoja dal përsëri në ring. Tani nuk do të dal më në ring, por po të jetë nevoja për jetën e dikujt, të fëmijës, të familjes apo për atdheun jam i gatshëm." Në fund edhe një mesazh për ata qindra e mijëra fansa që adhurojnë kik boksin e kanë ëndërruar që një ditë të bëhen si Ismail Keta…
"Mund ti them cdokujt cdo njeriu te dashur cdo fansi tim, edhe cdo shqiptari, njeriu duhet te kujdeset per shendetin por me shume se per cdo gje, sigurisht qe nuk ka siguri, une gjithmone jam kujdesur per shendetin, pavaresisht se profesioni i veshtire apo shume impresione nga qellime te ndryshme te profesionit apo te jetes, dhe kur je baba apo kur ke shume njerez te dashur sic fatmiresisht une kam, qenka jeta apo shendeti gjeja me e shtrenjte, pra sa me afer njeri tjetrit sa me shume sport dhe kujdes per shendetin."
I pamposhtur, fitorja e fundit e Ismail Ketës ashtu si dhe ky mesazh, është më e mrekullueshmja, një himn i vërtetë për jetën.





