DURRËS, 13 janar 2015 – Pas më shumë se 8 ditësh, u gjend kufoma e Avni Shahinit, njërit prej dy peshkatarëve të zhdukur në Gjirin e Lalëzit.
Trupi i pajetë i peshkatarit, është parë nga disa peshkatarë të tjerë të zonës dhe më pas kanë qenë familjarë të tij që kanë bërë identifikimin e kufomës.
Kufoma u zbulua afër Kepit të Palit, por që nuk ka të dhëna për peshkatarin tjetër, Bekim Maqinaj, që ishte në të njëjtën varkë me Shahinin.
Sikurse është bërë e ditur, më 4 janar 2015, rreth orës 16.00, nga fshatin Rinia kanë dalë për gjueti në det dhe kanë humbur kontaktet me familjarët tyre Avni Shahini e Betim Maqinaj. Për kërkimin e tyre janë përdorur anije të Forcës Detare dhe helikopterë të policisë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





