13 janar 2015 – Ky është momenti shokues kur një mjelmë e re mesa duket i jep fund jetës së saj, pasi i ka ngordhur nëna. Një kineze, Yan Yan Hsiao ka fiksuar momentin kur zogu vetëvritet. E traumatizuar, mjelma zhyt disa herë kokën në ujë dhe pak minuta më vonë ngordh.
Shkencëtarët kanë debatuar prej vitesh nëse kafshët e vrasin veten për shkak të depresionit. Shembujt datojnë që në vitin 1855, kur një gazetë në Londër raportonte për një qen që vrau veten duke u mbytur në ujë. Ka pasur shumë raste të rosave që vrasin veten pasi humbin një të afërm.





