13 janar 2015 –  Xherdan Shaqiri, në një intervistë të publikuar në të përjavshmen zvicerane “Sonntagsblick”, rrëfen ditët e para si zikaltër. Ashtu siç nënvizoi edhe pak ditë më parë, ka qenë pritja e ngrohtë e tifozëve që i ka bërë më shumë përshtypje. “Ishte një çmenduri, mbeta me të vërtetë i habitur përballë gjithë atyre tifozëve. Kurrë më parë nuk kisha pritur aq shumë në aeroport. Madje m’u desh që të ruhesha që të mos më rrëzonin. Ishte një situatë shumë delikate edhe për forcat e sigurisë, ndonëse gjithç- ka qe shumë bukur”, nisi rrëfimin e tij “Shaqataçk”.

Me kalimin tek Interi, Shaqiri nuk ka humbur kohë për të bërë shokë të rinj. Njëri prej tyre është Lukas Podolski që siç zbulon gazetari i të përjavshmes është edhe një “konkurrent” i Shaqirit. Mbi këtë çështje lojtari nga Gjilani pohoi:

“Rivaliteti në fushë më motivon më shumë. Është bukur kur je pjesë e një ekipi me peshë. Ky fakt të jep forcë për tu përmirësuar. Lojtarët e mirë duhen pasi të vendosin nën presion”.

Në fjalën e tij nuk mund të mungonte edhe shpjegimi për “po”-në e menjëhershme që i tha Mançinit pasi ky i fundit i propozoi Interin.

“Kisha shumë mundësi dhe oferta të favorshme. Bisedova në telefon me trajnerët, të cilët më treguan idetë e tyre. Mirëpo më vonë mësova se Interi kishte bërë më shumë për të marrë. Këtu kam si objektiv që të fitoj titullin kampion. Kam lexuar se Interi kur erdhi Lotar Mateusi nuk fitonte prej kohësh. Pas një viti, në 1989-ën, ata ia dolën që të festonin ‘scudetto’-n. Ky është një ogur i mirë për ne”.