13 janar 2015 –  Shumë personazheve të bootës së show-bizit jashtë trojeve shqiptare, kanë një dashuri të veçantë për vendin tonë. Ardhja e më pas largimi për arsye të ndryshme, duket se u ka lënë mbresa të veçanta.

 Një prezantues italian, tashmë ka marrë shtetësinë shqiptare, duke na shtuar edhe më tepër ne ndjenjën e krenarisë. Bëhet fjalë për aktorin dhe prezantuesin italian Ezio Greggio, i cili ka marrë shtetësinë shqiptare. Në listën e 15 personave për të cilën presidenti Nishani firmosi dhënien e shtetësisë shqiptare është edhe prezantuesi i emisionit “Striscia la Notizia”.

Në nëntor 2014, Greggio në “Tirana International Film Festival” u nderua me çmimin e Mirënjohjes për promovimin e aseteve kinematografike në Shqipëri, me qëllim sjelljen e produksioneve të huaja që janë të interesuara për shfrytëzimin e peizazheve dhe studiove shqiptare.