13 janar 2015 –  Gjykata e Pizës dënoi shqiptarin me shtetësi italiane Aleksandër Hotin, 24 vjec me 7 vjet e gjysëm burg për grabitje me armë. Në 2 tetor 2014 Aleksandri grabiti në Piza dyqanin “Piazza Cina” me pronar kinez.

Ai, gjatë grabitjes qëlloi me pistoletë pronarin e dyqanit duke e plagosur lehtë atë, sepse plumbi kalibër 2.2 mm ngeci në togzën e rripit të pantallonave.

Pas arrestimit, karabinieria kontrolloi banesën e Hotit, ku sekuestroi një pushkë me dylbi, municione, një pistoletë kalibër 2.2 mm, me të cilën u krye plagosja e kinezit, një stilolaps pistoletë, një jelek antiplumb dhe një maskë.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/