12 janar 2015 – Lëvizja qytetare në mbrojtje të Shatërvanit të Durrësit njofton se të mërkurën, më 14 janar do të zhvillojë protestën paqësore në mbrojtje të të drejtave qytetare dhe identitetit të dhunuar. Protesta do të ketë formën e një marshimi, i cili do të nisë nga "Sheshi Liria" ku ndodhej Shatërvani që daton në vitin 1928 dhe do të vijojë përgjatë bulevardit kryesor deri tek hyrja e Portit Detar dhe do të rikthehet, po në të njëjtin shesh.
Lajtmotivi i protestës janë makabritetet e qeverisjes 8-vjeçare vendore ndaj vlerave të Durrësit dhe papërgjegjshmëria e dorës betonizuese e Kryetarit të Bashkisë Dako, – shprehet për "Dyrrah"-un njëra ndër nismëtaret e "Lëvizjes qytetare në mbrojtje të Shatërvanit të Durrësit", znj. Ada Spiru.
Miq, ju presim të shumtë!
Ky është apeli që lëshon znj. Spiru për çdo qytetar që ndihet i kërcënuar në qytetin ku jeton dhe e ndien të nevojshme të apelojë ndaj qeverisjes vendore dhe shkeljeve të saj.



Miq, ju presim të shumtë!


