12 janar 2015 –  Interi fitoi ndeshjen e javës së 18 të Serie A kundër Genoas me rezultatin 3-1, por edhe pse pritej që Xherdan Shaqiri të bënte debutimin me fanellën zikaltër, Roberto Mancini zgjodhi ta linte për takimin e ardhshëm. Pas ndeshjes Mancini tregoi arsyet e kësaj zgjedhjeje:

"Shaqirin nuk e futa në lojë, pasi nuk doja ta rrezikoj nga ndonjë dëmtim duke ditur që ka bërë vetëm një stërvitje", sqaroi tekniku zikaltër.