12 janar 2015 – Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Herolind Shala, pas transferimit te Sparta e Pragës është pyetur nga mediat çeke për arsyen përse luan për Shqipërinë kur ai ka lindur në Norvegji.
Përgjigjia e Herolindit nga Drenasi ka qenë e drejtpërdrejtë:
"Prindërit e mi kanë lindur atje dhe kjo nuk harrohet. Pavarësisht se kam lindur në Norvegji, unë jam patriot dhe sapo m'u dha mundësia për t’i dhënë diçka vendit tim, nuk hezitova. Të luash për vendin tënd është gjëja më e bukur dhe për këtë vendim, nuk do pendohem kurrë”, ka deklaruar Shala duke ia mbyllur gojën gazetarit që e provokoi.





