12 janar 2015 –  Herolind Shala është futbollisti i katërt i kombëtares shqiptare që ka ndryshuar skuadër në këtë merkato dimërore. Transferimi i tij nga Odd në Norvegji te Sparta e Pragës në Ceki, skuadër me të cilën ka firmosur për 3 vjet e gjysmë, konsiderohet një hap cilësor në karrierë ndërsa vetë lojtar e sheh si trampolinë për të spikatur në futbollin e madh europian. Në një lidhje telefonike me Zona Gol, 22-vjecari shpjegon edhe arsyen pse vendosi të firmoste me kampionët e Cekisë.

"Sparta e Pragës është një klub me traditë në EuroPë dhe që luan në kompeticionet ndërkombëtare. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur sepse do të më jepet mundësia të luaj në Champions League". Shala, një mesfushor me tipare sulmuese, beson se do të bëjë diferencën në kampionatin cek, duke fituar më shumë kredibilitet edhe në kombëtaren shqiptare.

"Unë jam një numër 10, një mesfushor me tipare sulmuese dhe besoj se do të bëj diferencën në këtë kampionat. Sigurisht që loja me Spartën do të ndihmojë për të patur një rol më të rëndësishëm edhe në kombëtare". Herolind Shala është aktivizuar në dy ndeshje me fanellën kuqezin në dy miqësoret e luksit me Francën dhe Italinë që u zhvilluan në muajin nëntor.