12 janar 2015 –  Gjergj Rini, në bashkëpunim me 2 italianë nga Palermo (Sicili) grabitën degën e agjencisë bankare si p.sh. BNL (Banca Nazionale di Lavoro) në disa qytete si La Spezia, Avenza (Banca di San Giorgio) apo Follonica në korrik-gusht 2010.

Pas katër vjetësh e gjysmë, drejtësia italiane e ka dënuar Gjergjin më në fund, me 4.5 vjet burg.

Gjergj Rini  kërkoi gjykim të shkurtuar së bashku me banditin tjetër, palermitanin Salvator Mortillaro. Pikërisht, pranimi i kërkesës së gjykimit të shkurtuar çoi në një dënim, relativisht të butë.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/