DURRËS, 11 janar 2015 –  Edhe një tjetër gjigant oqeanik në portin e Durrësit.

Më 11 janar 2015, ora 9:4 paradite, hyri në Terminalin Lindor anija e mallrave “Aventurin” me një ngarkesë prej 20 mijë tonë qymyri rinfuso për shkarkim. Transportuesi detar ka një tonazh 56 778 tonësh. Është bregëzuar në molin (kalata) nr. 11 që ka një gjatësi prej 250 metrash linearë dhe thellësi që varion nga 7,3 deri në 9,9 metra.

“Aventurin”-i, me gjatësi prej 190 m e gjerësi 32 m, është ndërtuar në vitin 2012 në kantierin kinez “Jiangsu Hantong Ship Heavy Industry” të Tongzhout. Mban flamurin e Liberisë (port regjistrimi Monrovia), kurse pronare dhe menaxhere e këtij lundruesi madhështor është kompania gjermane, nga më të mëdhatë në botë, “Conti Reederei Management” me seli në Munih.

Fotoja e realizuar nga Ed Gjata është bërë po, më 11 janar 2015, ora 9:36, në Terminalin Lindor të mallrave rinfuso.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/