11 janar 2015- Pas shumë kritikave të ardhura për klipin më të ri të Sia, këngëtarja i është drejtuar fansave duke i kërkuar falje dhe se nuk kishte si synim të sillte diçka të pahijshme. Videoklipi i fundit i këngëtares Sia Furler i quajtur “Elastic Heart”, ka shkaktuar polemika të shumta në rrjet. Klipi në fjalë është kërkuar që të censurohet, me pretekstin se tregon Shia LaBeouf dhe Maddie Ziegler në një marrëdhënie intime shumë të papërshtatshme. Duket se ngjarja është keqinterpretuar, pasi historia në klip mbështetet tek marrëdhënia e një babai dhe vajzës së tij. Lidhur me këtë situatë, këngëtarja ka postuar një shkrim në “Twitter”.
“Edhe pse kisha frikë se mund ta quanit si pedofili, mund t’ju them se Maddie dhe Shia ishin të vetmit aktorë/balerinë, që mund ta interpretonin një skenë të tillë.
Kërkoj ndjesë për të gjithë ata që u ndien të sulmuar nga klipi. Qëllimi im ishte te krijoja një marrëdhënie emocionale, jo të ofendoja dikë”, ka theksuar ajo.





