11 janar 2015 – Roja e Financës italiane ushtroi kontroll në një autoveturë me 2 shqiptarë me precedentë penalë në të. Në fundin e dyfishtë të veturës u gjetën 9,5 kg kokainë puro. Pakot e kokainës kishin shenjat identifikuese të një karteli të njohur peruan të trafikut të kokainës.
Sekuestrimi ndodhi në qytezën e Barlasinas të Provincës së Lekos (Lecco).
Një nga trafikantët shqiptarë në momentin e arrestimit u përlesh me financierët, madje u përpoq t’i rrëmbente pistoletën njërit prej tyre.
Dy shqiptarëve iu sekuestruan 2 vetura, para kesh, 4 celularë dhe 2 kompjutera. Finacierët shpresojnë të nxjerrin informacion shtesë nga dy kompjuterët e sekuestruar.
Pas arrestimit, dy shqiptarët u dërguan në Burgun e Moncas (Monza). Emrat e dy shqiptarëve të arrestuar dhe hollësi të tjera do të bëhen publike në një konferencë shtypi mbasditen e së djelës më 10 janar 2015.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





