11 janar 2015 – Pas pengmarrjes në Paris, karabinieria italiane përballet më një akt tjetër dhune të rëndë e me armë zjarri, tashmë të kryer nga një emigrant shqiptar. Ernest Gjondrekaj, 35 vjeç i pirë tapë, ndoshta edhe nën efektin e drogës hyn me dhunë në banesën e një shqiptareje 20 vjeçare, në qytezën e Mantës në Provincën e Kuneos (Cuneo). Tenton ta përdhunojë, duke i hequr edhe pantallonat. Fatmirësisht, vajza me shkelma e me grushta arrin t’i shpëtojë nga duart.
Më pas, ajo i telefonon të shoqit për dhunën e pësuar. Ai lajmëron karabinierinë. Gjondrekaj barrikadohet në apartamentin e vet në katin e tretë të një pallati. I armatosur, ai kërcënon me jetë karabinierët. Kërcënon, që me bombulën e gazit do hedhë në erë pallatin etj.etj.
Komandanti i karabinierëve, pas dy orë negociatash e bind të dorëzohet. Karabinierët, pasi e prangosin i sekuestrojnë një pistoletë të markës Berretta, kalibër 6,35 mm me 6 fishekë.
Pas arrestimit, Ernesti u dërgua në Burgun e Kuneos. Ai duhet të përgjigjet për një varg akuzash si tentativë përdhunimi, plagosje e lehtë, kanosje, dhunim banese, kundërshtim i personit zyrtar për shka të detyrës, armëmbajtje pa leje etj.





