9 janar 2015 –  Drejtoria e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Durrës njofton banorët e qytetit se të shtunën më 10 janar 2015 do të ketë ndërprerje dhe çrregullime të furnizimit me ujë në disa zona në Durrës dhe rrethinat, veçanërisht në komunat pranë qytetit.

Çrregullime në furnizimin me ujë do të ketë në zonën afër Shkëmbit të Kavajës, te Përroi i Agait, si edhe në Golem. Këto ndërpreje janë si rrjedhojë e një defekti në pusetën e manovrimit në këtë zonë.

Brigada e riparimit të avarive po punon non-stop për riparimin sa më të shpejtë të defektit. Drejtoria e ndërmarrjes u kërkon ndjesë banorëve të prekuar nga kjo anomali e shkaktuar nga defekti në fjalë.