9 janar 2015 – Nicole Kindman i thotë live drejtuesit të emisionit, që ai kishte hedhur në erë dikur, mundësinë për të dalë me të.Mbrëmja e së martës në emisionin The Tonight Show të Jimmy Fallon, kur ishte e ftuar aktorja australiane Nicole Kidman, më shumë sesa shikuesit goditi drejtuesin e emisionit të NBC. Nicole Kidman tregoi live në emision që dikur kishte shkuar në shtëpinë e tij e ftuar nga një mik i përbashkët me idenë që pas kësaj mund të fillonin të dilnin bashkë, por mënyra si ishte sjellë Fallon, i la të kuptonte që ai nuk e pëlqente dhe iu desh të ikte duke harruar ato që kishte menduar në fillim. Pas kësaj, një pyetje mund të ketë lindur në kokën e shumë njerëzve:
A mos vallë, pa e kuptuar kam humbur mundësinë për të dalë me dikë shuuumë të bukur 10 vjet më parë?
Nëse po e mendoni vërtet, mos merrni për kot. Përgjigja ka shumë mundësi të jetë jo. Megjithatë…ka një arsye që kjo copëz 9 minutëshe drame njerëzore u bë virale. Fallon e nisi duke thënë “Nuk e di nëse e mban mend, por ne jemi takuar më parë.”
“Oh, më kujtohet”- tha Kidman. “Por trego ti versionin tënd.”
Fallon pastaj, me humorin e tij gjenial ende të paprekur, vazhdon të tregojë si një shok i kishte thënë që Kidman donte ta takonte për të biseudar për një rol filmi “te Bewitched a diçka e ngjashme” dhe e kishte pyetur nëse do ishte në shtëpi për 10 minuta? Dhjetë minuta! Fallon ishte thjesht një djalë i ri te Saturday Night Live. Çfarë duhet të blinte te marketi në cep të rrugës? Djathë dhe crackers-a? Shakaja e tij: “Brie? Unë as nuk e di çfarë është.”Në këtë pikë Kidman, 47 vjeç, veshur me Ferragamo, rrezëllitëse e ndërpret për të treguar rrethanat e vërteta të takimit të tyre spontan. “Unë të pëlqeja. Jo tani. Tani jam e martuar .”
Fallon në atë çast ishte një njeri i goditur nga rrufeja. Fytyra iu zbardh. Papritu, magjia e prezantuesit u zhduk dhe filloi shndërrimi në njeri real.
“Prit, prit. Çfarë?”
“Ti nuk flisje fare atë natë,” tha Kidman. “Nuk the asnjë gjë.”
“Unë…unë nuk e dija që kishte diçka.”
“Dhe pastaj ti vendose një video game a diçka të ngjashme.”Pyetja është a jemi ne thjesht qenie njerëzore në kërkim të kimisë me dikë? Apo romanca është një lloj sporti? Këto janë pyetje të vjetra sa njerëzimi. Dhe as amerikanët demokratë nuk u shpëtojnë dot. Ne jemi të fiksuar me statusin dhe pozicionin social dhe nëse dikush po kapërcen vijën. Kush po shoqërohet me dikë të një rangu më sipër. Kush u martua me një të një niveli më poshtë. Por, George Clooney u martua me një grua civile! Në të vërtetë, Amal Alamuddin mund të ngjitet shumë më lart sesa një star kinemaje. Të gjithëve u bën përshtypje si Matt Damon ka krijuar familje me një ish-bariste. Apo që Mary-Kate Olsen u fejua me Olivier Sarkozy. Po Julia Roberts me kë është martuar? Edhe pse na pëlqen një përrallë si ajo e Kate Middleton. Apo një film si Notting Hill.
Dhe mund të na ketë ndodhur edhe ne. Dhe e kujtojmë ende. Si një moment që nuk ka vazhduar me një të dytë. Pse? Sepse që në fillim kemi menduar që ai apo ajo nuk i takon statusit tonë, ai apo ajo është i/e njohur, ç’e do një si ne?
Fallon, flakë i kuq, arrin në fund të intervistës. “Është shumë vonë baby!”, bën shaka ai. “Anija është ankoruar, okay Nicole? i zënë. Jam i zënë.”
Përgjigja e Nicole është shfarosëse: “Nuk do vij më kurrë në këtë show.”
Sipas një artikulli në Vogue.com





