DURRËS, 9 janar 2015 – Një dehje e rrallë: të djegësh makinën tënde që pa gdhirë dhe në një mot të ftohtë.
Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të enjten, më 8 janar 2015, rreth orës 5.55 të mëngjesit, në lagjen nr. 15, Durrës, në afërsi të Universitetit, 42-vjeçari A. L., banues në Durrës, i ka vënë zjarrin “Reno”- së (Renault) së vet. Blutë thonë se A. L.-ja ka qenë i dehur. Vetura është djegur plotësisht. 42-vjeçari u shoqërua në polici. Po punohet për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





