DURRËS, 9 janar 2015 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë bën të ditur se, të enjten, më 8 janar 2015, ora 15.30, është gjendur i vetëvarur me tel 30-vjeçari Leonard Dani. Aktin tragjik e ka kryer në tualetin e banesës të marrë me qira, në katin e tretë të një pallati, në lagjen nr. 13 (Plazh) Durrës. Blutë thonë se nuk dihen ende shkaqet pse i ka dhënë fund jetës. Po hetohet për shkaqet e kësaj ngjarjeje.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/