DURRËS, 9 janar 2015 – Drejtoria e policisë së qarkut Durrës-Krujë njofton se të premten, më 9 janar 2015, ora 12.00, pas një hetimi 4-mujor, seksioni i narkotikeve, në bashkëpunim me prokurorinë, arrestoi në flagrancë 39-vjeçarin Dorian Prifti, banues në Durrës. “DEA” durrsake thotë se Priftit i janë sekuestruar 133.5 gram heroinë, një peshore elektronike si dhe 4 telefona celularë. Sikur të mos mjaftonte droga, 39-vjeçarit iu gjet edhe një krehër kallashnikovi me 26 copë fishekë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





