9 janar 2015 – Policia, Shërbimi sekret Serb BIA dhe Drejtoria e tatimeve sekuestruan 1 338 ton duhan në fabrikën e përpunimit të duhanit në qytetitn e Ljubovijas. Duhani i sekuestruar vlerësohet në shumën e 295 153 705 dinarëve serbë ( afërsisht 2,8 milion USD).
Duhani i harmonizuar do të përpunohej në fabrikë dhe do të shitej në tregun e zi si cigare pa paguar taksa, dhe aksizë. Fabrika kishte falsifikuar dokumentet për të bërë të mundur një operacion të tillë kontrabande duhani. Nëse ky duhan i përpunuar si cigare do të hidhej në treg, do t’u shkaktonte finacave serbe, një dëm prej 139 milion dinarësh ( 1,3 milion USD) në formën e evazionit fiskal.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





