9 janar 2015 –  Unë s’jam Charlie. Jam Ahmedi, polici i vrarë. Charlie tallej me besimin dhe kulturën time, por unë dhashë jetën duke i mbrojtur të drejtën për ta bërë atë.Ky mesazh në tweeter i një shkrimtari libanez ka ndezur rrjetet sociale në Francë.

E vërteta është se në këtë masakër të përgjakshme dhanë jetën edhe dy policë, njëri prej të cilëve musliman, i quajtur Ahmed. Jo vetëm në Francë, por kudo në Evropë e më gjerë, ngjarja ka ndezur emocione të forta. Ditën e djeshme, kudo qarkullonte në shenjë solidariteti sllogani

” Unë jam Charlie”.

Thënia e shkrimtarit libian është një këndvështim ndryshe, në kushtet e tensionimit, për të thënë se jo çdo mysliman është terrorist.