DURRËS, 9 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të enjten, më 8 janar 2015, ora 23.30, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Saleo Kiptiu 22 vjeç, banues në Durrës.
Blutë thonë se po atë ditë, në mbrëmje, rreth orës 19.00, gjatë kontrollit në banesë, i është gjetur dhe bllokuar një pushkë e modifikuar 20-çe, model 63 e kalibër 7.62 mm. Është rasti i tretë, brenda dy ditëve, që kapen armëmbajtës pa leje.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





