9 janar 2015 – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv njoftoi gjatë kësaj të enjteje se ka marrë zyrtarisht në shyqrtimin apelimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj Serbe për ngjarjet e ndodhura në Beograd më 14 tetor, ku takimi u ndërpre në fundin e pjesës së parë për shkak të hyrjes së tifozëve vendas në fushë dhe dhunës së ushtruar ndaj lojtarëve kuqezinj.
Nëpërmjet një komunikate, Cas bëri të ditur se të dyja palët kanë paraqitur ankimimin e tyre për vendimin e marrë nga Komisioni Apelit i Uefa-s me datë 2 dhjetor, që ishte një konfirmim i të njëjtit vendim të marrë nga Disiplinori i qeverisë së futbollit europian. Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo Serbe kërkojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë rishikimin e cëshjes së tyre dhe reduktimin ose heqjen e dënimit të Komisimit të Apelit të Uefa-s. Cas nuk bën të ditur një datë ekzakte se kur do të shqyrtohet zyrtarisht cështja e ndeshjes Serbi-Shqipëri, por në komunikatën e saj thekson se për momentin nuk do të bëjë asnjë koment shtesë lidhur me këtë ankimim.





