9 janar 2015 –  Një emigrant shqiptar në qytezën e Bedixolës (Bedizzola) në Provincën e Breshias (Brescia) organizoi një grup bashkatdhetarësh për të rrëmbyer ish- të dashurën.

 “Komandoja” e përbërë nga rreth 10 persona, në tri makina, ditën për diell, pikërisht për Krishtlindje rrëmbeu me dhunë duke e futur në një makinë, 24 vjeçaren greke, ish- e dashura e shqiptarit në fjalë. 

Shqiptarët i hynë në shtëpi vajzës, duke thyer një xham dritareje me kacavidë dhe e tërhoqën zvarrë deri në makinë. Karabinierët, të alarmuar nga telefonata e një kalimtari iu vunë pas, rrëmbyesve.

 Rreth 2 javë më vonë, ata arrestuan ish të dashurin shqiptar për organizimin e rrëmbimit dhe pjesëmarrje në rrëmbim. Krahu i tij i djathtë, përfundoi në arrest shtëpie, ndërsa dy shqiptarëve të tjerë iu dha masa e sigurisë detyrim paraqitjeje. Po vazhdojnë hetimet për të gjetur shqiptarët e tjerë pjesëmarrës në rrëmbim. Karabinieria nuk bën të ditur emrat e shqiptarëve, por ka bërë publike fotot e tyre dhe moshën: 29, 30, 32 dh 34 vjeç.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/