9 janar 2015 –  Gazetarja e emisionit ‘Shqip’, Rudina Xhunga ka reaguar pas shfaqjes se disa videove të xhihadisteve shqiptarë që i bënin thirrje besimtareve për luftë të shenjtë në emisionin “Opinion”. Nëpërmjet një statusi, në rrjetin social Twitter, Xhunga e ka quajtur emisionin e Fevziut si një ‘tmerr televiziv’.

“Nuk e kuptoj, audiencë apo propagande islamike është transmetimi i thirrjeve të disa ditëzinjve në FB dhe shfaqja e kokave të prera….”- ka shkruar gazetarja.