9 janar 2015 –  Rreth orës 16:30 ndodhi një sherr i përgjakshëm, midis një grupi të burgosurish italianë dhe shqiptarë në Burgun e Velletrit.

Ky burg gjendet rreth 50 km larg Romës. Sherri ndodhi në kaushin e burgut, ku janë 52 të burgosur të kombësive të ndryshme.Mbetën të plagosur lehtë, disa të burgosur italianë dhe shqiptarë. Një i burgosur shqiptar u plagos rëndë, me hematoma të shumta dhe një të çarë 10 cm të gjatë në fytyrë. Ndërhyrja mjaft profesionale e gardianit të regjimit të brendshëm evitoi pasoja edhe më të rënda, në rradhët e të burgosurve. I burgosuri shqiptar, i shoqëruar me gardianë të armatosur u dërgua në spital për mjekime të mëtejshme.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/