8 janar 2015 – Alket Marku, 30 vjeç dhe Florentin Lleshi, 21 vjeç u arrestuan në 10 dhjetor 2014 në zonën e Aostës për vjedhje.
Ata po udhëtonin me një Renault Clio, kur policia i urdhëroi të ndalonin. Në vend të ndalonin, dy hajdutët shtuan shpejtësinë. Pas një ndjekje të shkurtër policia arriti t’i arrestojë. Gjykata e Bolxanos këtë të enjte 8 janar 2015 i dënoi me nga 400 euro gjobë dhe 18 muaj burg secilin.
Florentini, meqenëse nuk kishte precedentë penalë u lirua në përputhje me Dekretin “Boshatisni burgjet”, ndërsa Alketit me precedentë penalë për vjedhje, dënimi iu zbut në arrest shptëpie.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





