8 janar 2015 – Gazetaret e njohura Ilva Tare, Desada Metaj dhe Iva Tiço kanë pozuar së bashku në një foto që më shumë se miqësisë së tyre të hershme, tregon çantat e së njëjtës markë “Louis Vuitton”. Rastësi apo shije e njëjtë, kjo foto, diçitura dhe komentet poshtë saj, duket të jenë më tepër shprehje “solidariteti” që femrat e ekranit, kanë shfaqur për drejtoreshën e Doganave Elisa Spiropali.
Në një artikull që po qarkullon ditët e fundit në median online, Elisa përflitet për çantën e saj Louis Vuitton. Pyetjet që shtrohen kanë të bëjnë me origjinalitetin e çantës, parave të shpenzuara për të, apo mos çantën e shtrenjtë, Drejtoresha e Doganave e ka dhuratë nga familja. Këto pyetje në lidhje me çantën e Elisës do të mbeten mister, por me siguri, gazetaret Desada, Ilva dhe Iva, çantën e tyre e kanë origjinale dhe të shtrenjtë, pasi sipas Desadës: “Po të paktën nuk na duhet të gënjejmë që janë falso….se shyqyr nuk punojmë në administratë.”
/lapsi.al/





