8 janar 2015 –  Terrorizmi është paradoksal. Këtë e tregon një fakt i publikuar në mediat franceze, të cilat shkruajnë se polici i vrarë ditën e djeshme, gjatë sulmit të gazetës satirike "Charlie Hebdo" ishte një mysliman.  

Në videon e cila qarkullon në mbarë botën ai i ka kërkuar mëshirë terroristëve, të cilët më pas e vranë. Mësohet se i ekzekutuari është 42-vjeçari Ahmed Merabet.