8 janar 2015 –  Gazeta prestigjoze gjermane "Bild", e bën fakt të kryer. Sot Xherdan Shaqiri kalon tek Interi për shumën e 18 milionë eurove. Sipas gazetës në fjalë, deri tani flitej për huazim, por Bayern Munchen ka këmbëngulur për shitjen e plotë të kartonit të futbollistit nga Gjilani.

Xherdan Shaqiri erdhi te Bayerni nga Baseli në vitin 2012 për shumën e 12 milionë eurove, por me ardhjen e Pep Guardiolës në krye të skuadrës minutat e tij në formacionin bazë u ulën shumë.