Gjykata e Elbasanit e ka lënë në burg 58-vjeçarin Koço Buzo, autorin e vrasjes së Liljana Buzos, bashkëshortes së tij.
Ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, njihej si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli. Krimi i kryer prej tij ka qenë i mirëmenduar. Koço Buzo dhe Liljana Buzo kishin 30 vite të martuar bashkë, jetesë që ishte shoqëruar nga problemet, dhunë dhe xhelozi.
Mësohet se avokati i autorit, Bajram Kllogjeri, e ka pranuar masën e sigurisë të caktuar nga togat e zeza dhe e ka cilësuar mjaft të rëndë krimin e kryer nga klienti i tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së e enjtes, ku 58 vjeçari, qëlloi 7 herë me kallashnikov 54 vjeçaren në prani të djalit të tyre, në momentin kur Luljeta Buzo sapo kishte dalë nga seanca gjyqësore.
Gjatë krimit të rëndë mbetën të plagosur një kalimtar dhe avokati i së ndjerës.





