8 janar 2015 –  Karikaturisti i njohur francez Renald Luzier është i vetmi karikaturist i revistës "Charlie Hebdo" që i shpëtoi masakrës. Ai ka shpëtuar për shkak se atë ditë ka shkuar me vonesë në punë, pasi ka qenë në gjumë. Luzierin e kishte zënë gjumi dhe u çua gjysmë orë më vonë se zakonisht.

Bashkëshortja e tij tha se është tepër e shqetësuar për atë që ndodhi dhe se e cilësoi një fat të rrallë, atë të burrit të saj.