8 janar 2015 –  Sony prezantoi në panairin CES në Las Vegas serinë e re të televizorëve 'Bravia'. Gjatë panairit Sony prezantoi 11 televizorë të ri 4K Bravia, por seritë X9000C. Sony krijon “televizorët më të hollë në botë”, vetëm 4.9 mm të hollë. Seritë X9000C kanë përmasa 55 inç, 65 inç dhe 75 inç.

Këta televizorë janë vetëm 4.9 mm të hollë, që do të thotë se janë më të hollë se një iPhone 6. Të gjithë televizorët e rinj që Sony prezantoi në panairin CES 2015 përfshijnë ‘Procesorin 4K X1′ të kompanisë. Ata vijnë gjithashtu me Android TV- platforma e ekraneve të mëdhenj që bazohet në sistemin operativ Android 5.0 Lollipop.

Android TV ofron mbështetje për ndërveprimet zanore, si dhe qasje në sistemin e Google Play, aplikacioneve të palëve të treta dhe lojërave me shumë lojtarë. Ndërkohë nuk dihet se kur këto televizorë mund të dalin në treg.