8 janar 2015 –  Drejtësia vonon, por nuk harron. Kështu i ndodhi edhe Altin Hasanit, 41 vjeç, i cili në moshë fare të re akuzohet se në vitin 1990 ka therur me thikë ,një patriotin e vet në Shqipëri.

Altini mbërriti në Amerikë në vitin 2000 dhe kishte leje qëndrimi të rregullt (Green Card). Në vitin 2011, Altini aplikoi për të fituar shtetësinë amerikane.

Gjatë kontrolleve të thelluara të Zyrës së Emigracionit, para se t’i jepej shtetësia, rezultoi se Hasani ishte shpallur në kërkim për vrasje nga Interpol Tirana.

Në prill 2011, Interpol Tirana bëri kërkesë zyrtare për ekstradimin e Altinit, sepse ai i gjykuar në mungesë në vitin 1999, ishte dënuar me 22 vjet burg për vrasje me dashje. Avokatët e Altinit e apeluan disa herë çështjen e ekstradimit, madje edhe te Sekretari i Shtetit (Minisitri i jashtëm i Amerikës), por më kot.

Altin Hasani u ekstradua për në Shqipëri dhe tashmë i duhet të përballet me burokracinë e gjyqësorit shqiptar.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/