8 janar 2015 –  Çdo martesë ka specifikat e saja tek partnerë të ndryshëm, por të gjitha kanë disa të përbashkëta që i paraprijnë veçantive, duke bërë që të mbani të fortë martesën tuaj.

“Njëra prej gjëra që shohim tek çiftet e lumtura është se ata i dinë ndryshimet e njëri-tjetrit, dhe nuk mundohen shumë t'i ndryshojnë ato”, ka thënë Darren Wilk, terapeutist i certifikuar për çiftet në Vancouver.

Pra një prej gjërave që mban të fortë martesën tuaj është ideja për të mos provuar të ndryshoni njëri-tjetrin.

Mundohuni të kuptoni qëllimet tuaja dhe përmbushni nevojat e njëri-tjetrit, edhe gjatë angazhimeve që keni në punë, në shtëpi, etj. “ Kur të tregoni për veten dhe dëshirat  tuaja, rrëfeni ato që doni më shumë, jo ato që nuk ju pëlqejnë. Kujdes si shpreheni ! Në vend që të thoni "e urrej të planifikoj gjithçka", provoni të thoni "Do të doja më shumë të jem spontan.”

Dhurojini partnerit tuaj, zërin pozitiv të mbështetjes, sepse shpesh çiftet harrojnë ta bëjnë. “Hulumtuesit e Gottman, ekspert të lidhjes, kanë gjetur se çdo ditë, çiftet e lumtura kanë 20 momente pozitive, që i shprehin përmes shikimit, komplimenteve, prekjeve” thotë Wilk. Tregojini diçka pozitive partnerit tri herë në ditë, dhe do të jeni të veçantë. Në vend se t'i thoni “ti je një prind i mirë” tregoni se pse e thoni këtë. “ Ti je një prind i mrekullueshëm, sepse e ndihmove vajzën të përfundojë lojën puzzle, gjë të cilën nuk do të kisha durimin ta bëja unë.”

Fokusohuni në gjëra pozitive gjatë martesës tuaj. “Çiftet që nuk janë të lumtura, zakonisht përqendrojnë mendjet e tyre në gjëra negative” thotë Wilk.

Bëni udhëtime të paharruara, sepse “çiftet e lumtura janë të prirura të rishkruajnë historinë duke harruar të këqijat dhe duke u fokusuar në kohë të lumtura” thotë Wilk.

Kurrë mos mbani anën e armikut, për çfarëdo qoftë, tregoni përkrahje për partnerin.

Besimi, siguria, dhe premtimet janë elementet kyçe në lidhje, por duke i patur këto, nuk nënkupton që ju të mos bëni më shumë.

Ndjenja e bashkëveprimit është një element tjetër për të mbajtur të fortë martesën, dhe nuk ka të bëjë vetëm me daljet në mbrëmje, por çiftet e lumtura janë të prirura të bëjnë shumë gjëra së bashku.

Duke ditur se partneri juaj thërret për vëmendje, kujdesuni edhe për gjërat më të vogla dhe përgjigjuni nevojave të partnerit. Dhe mos harroni që martesa, mbi të gjitha është bashkimi i dy personave që falin shumë.