8 janar 2015 –  Para pak çastesh, një polic është plagosur rëndë në një qërim hesapesh me armë në paralagjen e Parisit “Montrouge”.

Nuk është e ditur nëse ky rast është i ndërlidhur me Charlie Hebdo.

Siç njoftojnë mediet e huaja, në atë paralagje u dëgjuan të shtëna nga armët automatike, ku është plagosur njëri nga dy policët që ishin në vendin e ngjarjes, e një ose disa sulmues ikën në metro.

Ndërkohë, kryeministri francez Manuel Valls ka njoftuar se lidhur me sulmin e djeshëm, kur u vranë 12 persona, ka shtatë të arrestuar.