• Ja zbulimet që kanë ndryshuar stilin e jetës së njeriut përgjatë shekujve:

7 janar 2015 – Top 10

10 – Letra u zbulua në shekullin e dytë të erë sonë në Kinë. Për herë të parë, e përdori Dinastia Han për të ilustruar në letër një hartë gjeografike. Zbulimi i letrës ka ndihmuar zhvillimin e arsimit dhe të shkencës, sepse falë saj u lehtësua regjistrimi i dijes dhe librat.

9 – Kompasi magnetik , po ashtu u zbulua gjatë Dinastisë Han në shekullin e dytë në Kinë. Ai ndihmoi, jo vetëm kënaqjen e kureshtjes së njerëzve, por ndihmoi në eksplorime të vendeve të ndryshme të botës. Nuk ka përshkrim kontributi që kjo pajisje pati për njerëzimin, për udhëtimet e shkencën në përgjithësi.

8 – Shtypshkronja u zbulua nga gjermani, Johannes Gutenburg , në vitin 1439. Mundësia për shtypin e 3 600 kopjeve në ditë ishte zbulim epokal që mundësoi shpërndarjen më të lehtë të dijes dhe shkëmbimin e përvojave të njerëzve në vende të ndryshme të botës, parakusht ky i zhvillimit njerëzor.

7 – Makina me avull u zbulua nga Thomas Newcomen më 1712 në Angli. Ishte kjo koha e fillimit të revolucionit industrial.

6 – Telefoni  ishte shpikja e inxhinjerit skocez , Alexander Graham Bell. Ai u zbulua në vitin 1876 dhe asokohe ishte një mend revolucion i teknologjisë së komunikimit. Telefoni konvertonte zërin e njeriut në sinjale elektrike që përçoheshin në kabllo të distancës së gjatë elektrike.

5 – Fonografi i njohur ndryshe edhe me emrin gramofon, u zbulua më 1877 nga Thomas Edison. Ai ka shtuar cilësinë e transmetimit të zërit dhe shërbeu si platformë për avancimin e muzikës dhe produkteve tjera tingullore.

4 – Llamba elektrike  u shpik në vitin 1869 nga Joseph Swan, por ajo nuk ishte në gjendje të ‘ndriçojë ‘ më shumë se disa orë. Llamba u avancua më vonë nga Thomas Edison (1869).

3 – Aeroplani  apo makina fluturuese u zbulua në shekullin e nëntë nga Abbas Ibn Firnas, por ai ishte me shekuj një eksperiment që nuk gjeti shtrirje në masë . Në vitin 1903 vëllëzërit Wright nga Kalifornia veriore në SHBA e zbuluan verzionin e parë të aeroplanit të qëndrueshëm që ishte baze e zhvillimit të hovshëm të aeronautikës.

2 – Kompjuteri  në formën e tij të parë u zbulua në SHBA dhe në Britani të Madhe në vitin 1940. Ai kishte madhësinë e një dhome modeste dhe kishte nevojë për shumë energji. Kompjuteri i parë, siç mund të imagjinohet u zbulua për nevoja ushtarake. Ndërkaq kompjuteri i parë personal u zbulua nga kompania IBM, në vitin 1957.

1- World Wide Web apo interneti i tillë çfarë e njohim sot u zbulua për nevoja ushtarake në vitin 1990 nga anglezi Tim Berners Lee, por për www ka edhe teori tjera që mohojnë se Lee është zbulues i tij.