DURRËS, 7 janar 2015 – Firmave private nuk ua “mban” me karotrecin dhe ruajtjen e makinave të bllokuara nga rrugorët, kështu bluve të Durrësit u ka dështuar tenderi mu në prag të vitit të ri.
Drejtoria e policisë së qarkut Durrës-Krujë, si autoritet kontraktues, njofton anulimin për një tender specifik me procedurë të kufizuar. Në garën për shërbimin e spostimit dhe parkimit si dhe ruajtjes për mjetet e bllokuara, i planifikuar për t’u zhvilluar më 30 dhjetor 2014, nuk u paraqit asnjë ofertues. Prokurimi ka një fond kufi prej 4 240 000 leke pa tvsh.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





