DURRËS, 7 janar 2015 – Të enjten dhe të premten, më 8 e 9 janar 2015, universiteti publik “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) organizon tre tenderë për prokurim materialesh dhe shërbimesh, me vlerë kufi gjithsej prej 3,2 milionë lekë.
Më 8 janar 2015 do të dorëzohen dokumentet për dy prokurime: blerje koshash pastrimi me një fondi kufi 1 milion lekë e afat 10 ditë; si dhe ai për shpenzime për mirëmbajtjen e riparimin e pajisjeve teknike (kaldajë, gjenerator, kondicionerë, ashensorë, pompa) me fond kufi 1.5 milion lekë e afat për 30 ditë.
Më 9 janar 2015, organizohet tenderi për shpenzime për marrjen me qira dhe mirëmbajtjen e pajisjeve kundër zjarrit me fond kufi 700 mijë lekë. Afati për kryerjen e shërbimit 12 muaj nga momenti i lidhjes së kontratës.
/përg. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





